Lajme

Operacion i rrallë në Kosovë, pacientit i hiqet masa tumorale 15 kilogramë

Një operacion i rrallë është zhvilluar sot në Kosovë. Spitali i Mitrovicës bën me dije operacioni i rrallë është kryer me sukses. Pacienti që është operuar është 6 vjeç dhe bëhet me dije “mjekët i kanë hequr një masë tumorale me peshë rreth 15 kg  në vendin e ngjitjes së zorrëve për muri të barkut”.

Po ashtu bëhet me dije se gjendja shëndetësore e pacientit është e qëndrueshme. I moshuari vijon të qëndrojë në spital nën kujdesin e mjekëve. Në një njoftim në mediat sociale spitali i Mitrovicës sqaron se operacioni është kryer në Repartin e Kirurgjisë të Spitalit të Përgjithshëm të Mitrovicës, nga një ekip mjekësh i përbërë nga kirurgë dhe gjinekologë.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close