Operacion nga Strukturat e DVP Fier, Komisariati i Policisë Lushnjë dhe Interpol Tirana për k apjen e një personi me r rezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krimeve kundër jetës, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Vihet në p ranga një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “V rasja”. Arrestimi provizor i tij u bë me qëllim ekstradimi drejt Mbretërisë së Bashkuar.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në bashkëpunim me Forcën e Posacme “Shqiponja” në DVP Fier dhe me Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe a rrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Mbretërisë së Bashkuar të shtetasit:
Gledis Mehalla, 20 vjeç, banues në fshatin Gradishtë, Lushnjë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet Gjyqësore në Kardif/ Mbretëri e Bashkuar, më datë 04.05.2021 kanë lëshuar urdhër arresti për veprën p enale “V rasja”. Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme.