Lajme

Operacion policor në Tiranë/ Bie në pranga një 19-vjeçar, i gjejnë drogë dhe municione

Një 19-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës në operacionin e koduar “Doses 2”, zhvilluar nga Komisariati Nr. 3, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve. Sipas Policisë, janë sekuestruar rreth 140 doza me kanabis dhe një sasi municioni luftarak.

“Si rezultat i operacionit, në rrugën “Karl Gega”, u bë kapja e shtetasit B. K., 19 vjeç. Gjatë kontrollit fizik ndaj 19-vjeçarit dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, rreth 140 doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një sasi municioni kuftarak. Në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë arrestuan në flagrancë shtetasin B. K., 19 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi B. K., pasi siguronte lëndë narkotike kanabis, në sasi të mëdha, e ndante atë në doza, të cilat më pas i shiste në zona të ndryshme të Tiranës”, beri me dije policia, e cila njofton se materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close