Lajme

Operacioni anti-drogës në Korçë, arrestohet 39-vjeçari i shpallur në kërkim, shkon në 27 numri i të arrestuarve

Policia e Korçës ka arrestuar një person të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të anti-drogës “Knock doën 2”.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë Gentian Koçoli, 39 vjeç pasi akuzohet për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim.

Deri më tani nga ky operacion janë arrestuar 27 persona, ndrsa janë ende në kërkim 8 të tjerë.

Njoftimi i plotë i policisë së Korçës:

Vijon operacioni antidrogë i koduar “Knock doën 2”.

Vihet në pranga 1 tjetër shtetas i shpallur në kërkim, në kuadër të këtij operacioni.

Shkon në 27 numri i të ndaluarve dhe në 8 numri i të shpallurve në kërkim.

Në vijim të punës për vënien përpara përgjegjësisë ligjore, të personave të shpallur në kërkim në kuadër të operacionit antidrogë “Knock doën 2”, të finalizuar më datë 28.10.2022, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në DVP Korçë bënë ndalimin e shtetasit në kërkim G. K,  39 vjeç, banues në Korçë.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close