Categories Lajme

Operacioni ‘Bregdeti Ynë’, Një objekt 4-katësh do të shembet në Dhërmi

Një objekt 4-katësh do të shembet në Dhërmi nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit. Kjo ndërtesë një tjetër rast flagrant i tejkalimit të lejes së ndërtimit. Ekspertët e IKMT, Policisë se Shtetit dhe Forcat e Xhenios po bëjnë aktualisht vendosjen e eksplozivit për të kryer më pas shpërthimin e kontrolluar.

Shembja e këtij objekti bëhet në kuadër të operacionit “Bregdeti Ynë”, i cili rifilloi dy javë më parë pas ndërprerjes për shkak të sezonit veror. Po në Dhërmi, IKMT shembi në fillim të këtij muaji një tjetër objekt pa leje.

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, ka thënë shpesh se nuk kemi të bëjmë thjesht me një aksion, por me një operacion që do të vazhdojë në të gjithë bregdetin dhe në zona të tjera të vendit për të liruar çdo hapësirë të zaptuar nga ndërtimet pa leje. Në fazën e parë të operacionit “Bregdeti Ynë” që nisi në muajin qershor u shembën mbi 130 ndërtime pa leje, u vendosën rreth 132 milionë lekë gjoba për 86 subjekte, si dhe u arrestuan e u ndoqën penalisht dhjetëra persona.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, pranga 47 vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj

Elbasan, Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Gjatë mbrëmjes së djeshme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME