
Operatorët turistik të Vlorës, në një takim të përbashkët ngritën përballë institucioneve shqetësimet e sektorit të lundrimit detar. Prioritet i biznesit mbetet lufta ndaj informalitetit të gomoneve dhe mjeteve lundruese që nuk paguajnë detyrimet. Përcaktimi i korridoreve ujore, në plazhe për jetski dhe mjete te vogla lundruese.etj .
Kreu i operatorëve turistik të jugut, Vasil Bedinaj parashtroi shqetësimet duke e vënë theksin te informaliteti, gati 80 % i subjekteve që operojnë. Sipas prefektit të Qarkut, rakordimi në nisje të sezonit ndihmon në ezaurimin e problematikave me ndihmën e bashkëpunimit mes palëve.