
Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu ka bërë një status në rrjetet sociale të prag të hapjes së madhe të fushatës së koalicionit “Bashkë Fitojmë” në stadiumin “Air Albania”.
Ai shkruan se këtë herë rikthehen sërish në atë stadium, jo thjesht për t’u ringritur por për të fituar më 14 Maj.
Shehu thotë se numërimi mbrapsht ka filluar tashmë në të gjithë qytetet e Shqipërisë.
Statusi i Tritan Shehut
Perseri sot ne ate Stadium!
Kete here jo thjesht per tu ringritur!Por per te fituar me 14 Maj!
Te gjithe se bashku ne mesdite!
Numerimi “mbrapsht” ka filluar tashme.
Kudo, qe nga Gjirokastra, Libohova, Dropulli, Tepelena, Memaliaj, Kelcyra, Permeti….
Tirana, Durresi, Elbasani, Lushnja, Kukesi, Shkodra…
Ne te gjithe Shqiperine!