Categories Lajme

Organizata Botërore e Shëndetit: Mbani maskë në ambiente publike

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka ndryshuar këshillat e saj për vendosjen e maskave në fytyrë, duke thënë se ato duhet të mbahen në publik për të ndihmuar në ndalimin e përhapjes së koronavirusit. OBSH tha që informacionet e reja treguan se ato mund të sigurojnë “një pengesë për përhapjen e sperklave infektive”, raporton BBC.

Disa vende të botës tashmë rekomandojnë ose e kanë të sanksionuar mbajtjen e maskave në fytyrë në kohën e daljes në ambiente publike. OBSH kishte argumentuar më parë se nuk kishte prova të mjaftueshme që njerëzit e shëndetshëm duhet të mbanin maska, duke thënë se ato nuk janë të këshillueshme që të përdoren, me përjashtim të personave të sëmurë, personelit mjekësor dhe personave që kujdesen për të sëmurët.

Dr Maria Van Kerkhove, eksperti kryesor teknik i OBSH-së për Covid-19, i tha agjencisë së lajmeve Reuters se rekomandimi ishte që njerëzit të mbanin një “maskë pëlhure – domethënë një maskë jo-mjekësore” në zonat ku ekziston rreziku i transmetimit të sëmundjes. Në nivel global, ka pasur 6.7 milionë raste të konfirmuara të koronavirusit dhe gati 400,000 vdekje që kur shpërthimi filloi në fund të vitit të kaluar, sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins.

Organizata tha që udhëzimet e saj të reja ishin nxitur nga studimet gjatë javëve të fundit. “Ne po këshillojmë qeveritë të inkurajojnë që publiku i gjerë të mbaje një maskë,” tha Dr Van Kerkhove. Në të njëjtën kohë, OBSH theksoi se maskat në fytyrë ishin vetëm një prej masave që mund të zvogëlojnë rrezikun e transmetimit – dhe se kjo nuk duhet t’u japë njerëzve një sens të rremë të mbrojtjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ra në kontakt me korentin ndërsa ecte, ky është 43-vjeçari që humbi jetën në Lezhë

Një 43-vjeçar humbi jetën, pasi ra në kontakt me energjinë elektrike pranë një biznesi në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në SHBA/ Ish-oficeri vret ish-gruan dhe të dashurën, tenton të arratiset me foshnjën e tij

Një ish-oficer në Uashington, i quajtur Elias Huizar i akuzuar për vrasjen e ish-gruas dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi i datës 24 prill 2024 nga Christine Haas

Dashi Kjo do jetë ditë kryesisht e favorshme. Nëse jeni në një lidhje do flisni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen me thikë babë e bir, arrestohet autori i dyshuar

Një konflikt mes tre personave ka përfunduar me dy të plagosur në lagjen “Mark Lula”…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Françeska rrëfeu luftën me buliminë, ja mesazhi i fortë që i dha nëna e saj në BBVIP!

Miss Londra, Françeska Murati gjatë rrugëtimit të saj në Big Brother VIP 3 ka ndarë…

LEXO ME SHUME