Lajme

Organizata ndërkombëtare e trafikut të lëndëve narkotike, kush janë shqiptarët e kapur

Dy shqiptarë, 22 dhe 26 vjeç, ranë në pranga e policisë italiane ditën e djeshme në operacionin ndaj organizatës ndërkombëtare të trafikut të drogës, që funksiononte në Spanjë, Austri dhe Itali.

Leonardo Staka, 26 vjeç dhe Harient Helmi 22 vjeç, ishin në mes të 20 të arrestuarve në Venecia.

Pas arrestimit të tyre, autoritetet kanë nisur menjëherë veprimtarinë për konfiskimin e disa pasurive të paluajtshme, të cilat përllogariten në vlerën e 1 milion eurove. Hetimet për këtë grup kishin nisur një vit më parë dhe aktorët kishin role të qarta në grup, që nga ndarja e zonave deri tek arritja tek klienti.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close