Lajme

Organizonte tubime kundër maskave, ndërron jetë 30-vjeçari amerikan, nga COVID-i

30-vjeçari kishte themeluar “mbrojtësit e lirisë së San Angelo”, një grup që donte t’i jepte fund asaj që ai e quajti “tiranisë së Covid-19” Një udhëheqës i tubimeve kundër maskave ka vdekur nga koronavirusi në SHBA. Bëhet fjalë për udhëheqësin nga Teksasi Caleb Wallace, i cili u bë i famshëm për organizimin e një “Tubimi të Lirisë”, duke ftuar njerëzit e lodhur nga qeveria të kenë vetë kontrollin e jetës.

Ai gjithashtu kishte themeluar “San Angelo freedom defenders”, një grup që donte t’i jepte fund asaj që ai e quante “tirania e Covid-19”. Pas tri  javësh në kujdes intensiv, 30-vjeçari nuk ia doli.

Wallace la pas gruan e tij shtatzënë Jessica dhe tre fëmijë. Gruaja, e intervistuar nga mediat lokale, tha  se ajo nuk ishte dakord me pikëpamjet e burrit të saj dhe se ajo mbante maskë për të mbrojtur veten dhe të tjerët nga virusi. E njëjta gjë vlen edhe për vaksinat.

Gruaja ka garantuar që do të vaksinohet kundër Covid pas lindjes së fëmijës së saj dhe se edhe fëmijët e tjerë kanë marrë vaksinat e kërkuara për moshën e tyre

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: