
Oriela Nebiaj ka vendosur të marrë mandatin e deputetes, pasi u mendua disa ditë. Ajo do të lërë emisionin “Përputhen”, për t’i hyrë politikës dhe do të jetë deputete e Partisë Demokratike.
Ende nuk dihet se cilin grupim mbështet Nebiaj në PD dhe a e pranon Sali Berishën si kryetar, apo bën pjesë në grupin e deputetëve që kanë vendosur të quajnë Alibeajn si kryetar në detyrë.
Oriela Nebiaj do të zëvendësojë Grida Dumën, e cila la mandatin për të drejtuar një emision në Top Channel.