Categories Lajme

‘Pa Gjurmë’ i gjen nënën pas 38-vitesh, ajo e refuzon për herë të dytë: “Unë jam nëna e tij, këtë kapitull e kam mbyllur’’! Shokohet i biri teksa e ndjek live

Ndodh edhe kështu, ’Pa Gjurmë’ i gjen nënën pas 38-vitesh, por ajo ia ’shpërblen’ për herë të dytë me refuzimin e saj. Daniel Mino u përlot në studio, ndërsa pa për herë të parë imazhin e të ëmës, të cilën nuk reshti së kërkuari.

’Pa Gjurmë’ udhëtoi në një fshat të largët të Beratit, ku mundi të gjente 60-vjeçaren, pas një telefonate që mbërriti në emision.

E moshuara mbeti e habitur kur pa prezencën e kameras, por kur mësoi arsyen mohoi kategorikisht të takohet me të birin, duke e konsideruar një kapitull të mbyllur për të. Ashtu siç edhe ka ndodhur 38 vite më parë, kur ajo e braktisi në maternitetin e Bilishtit, që ditën kur e solli në jetë, më 27 shkurt 1983.

Emocione të papërshkueshme përjetoi këtë të premte në studio Daniel Mino, kur emisioni ’Pa Gjurmë’ i kishte rezervuar këtë surprizë të madhe të jetës.

Momente të vështira dhe të sikletshme ishin këto edhe për moderatoren Odeta Dume, e cila përveç lajmit që ’Pa Gjurmë’ i kishte gjetur nënën, duhej t’i komunikonte të riut se ajo e kishte refuzuar.

Pas publikimit të rastit të 38-vjeçarit korçar, një telefonatë që mbërriti në redaksinë e emisionit nga një zonjë, që preferoi të mbetet anonim dha të dhëna dhe koordinata të sakta të gruas, e cila rezultoi të ishte nëna biologjike e Danjel Mino.

Stafi i ’Pa Gjurmë’ udhëtoi në një fshat të largët në qytetin e Beratit, ku gjeti zonjën që kërkohej L.A. E martuar dhe me dy djem, madje edhe gjyshe, e moshuara u gjend e papërgatitur, ndërsa nuk pranoi të bëhej publik imazhi i saj. Gazetari Freard Rista mundi të zhvillonte këtë intervistë, ku 60-vjeçarja sqaron arsyet pse braktisi të birin, i cili ishte fryt i një dashurie jashtë-martesore. Ajo ndihet e frikësuar, pasi këtë histori ia ka mbajtur sekret familjes.

Gazetari: Ne vijmë nga Tirana
Zonja L.A: Po!
Gazetari: Na thanë që zonja L……e, që jeni ju, jeton këtu
Zonja L.A: Po!
Gazetari: Ju jeni martuar?
Zonja L.A: Po jam martuar, kam dy djem
Gazetari: Prej sa vitesh?
Zonja L.A: 35-36 vjet
Gazetari: Me çfarë mbiemri jeni?
Zonja L.A: D…..i
Gazetari: Po mbiemrin e vajzërisë?
Zonja L.A: A….
Gazetari: Me origjinë nga jeni?
Zonja L.A: Nga Leskoviku, nga një fshat
Gazetari: Nga Leskoviku?
Zonja L.A: Po!
Gazetari: Sepse na thanë që ju zonja L.A jeni nga Bilishti i Korçës
Zonja L.A: Jo, jo, jo!
Gazetari: E kuptoj
Zonja L.A: Po!
Gazetari: Ne vijmë nga ’Pa Gjurmë’, Report TV ku erdhi një djalë 38 vjeç me emrin Daniel Mino dhe tha se është i birësuar
Zonja L.A: Po!
Gazetari: Sepse mamaja e vet biologjike e ka lindur para 38-vitesh…
Zonja L.A: Po në rregull unë jam, por ai kapitull është mbyllur, sepse mua më lë burri në pleqëri, më lënë dhe çunat. Të keqen, se do më thonë tani përse të kërkuan. Mua më vrasin çunat më presin kokën, se një e kam të martuar, një e kam 30 vjeç
Gazetari: Dakord, por ju jeni?
Zonja L.A: Unë jam
Gazetari: Doni ta shikoni se si duket Danieli?
Zonja L.A: Jo, jo as më intereson fare
Gazetari: Kam vetëm një fotografi
Zonja L.A: Jo jo nuk e dua, asnjë çik, ju lutem!
Gazetari: Vetëm shikojeni, s’ka problem
Zonja L.A: Nuk dua ta shikoj asnjë çik, më është nxirë jeta mua nga ai që kam dashur, nuk dua ta shikoj
Gazetari: Ky është Danieli…
Zonja L.A: As më intereson, se do më shikojë njeri dhe pupu… 
Gazetari: Unë do ta marr me vete fotografinë
Zonja L.A: Do më vijnë çunat nga puna dhe do më thonë për çfarë të kërkoi nusja, çfarë tu them ? Ik aman të keqen, fute se…
Gazetari: Nuk jeni e interesuar që ta takoni të flisni?
Zonja L.A: Pupu jo, jo është mbyllur ai muhabet, asnjë çik. Çfarë t’i them burrit, nuses djalit unë tani?
Gazetari: Mirë shiko, të kuptojmë shumë mirë, vetëm Danieli kur erdhi në studio donte të dinte diçka
Zonja L.A: Jo jo…
Gazetari: Të lutem vetëm diçka. Ai nuk do ta bëjë publike madje, ka 38 vite që e ka mbajtur të fshehtë nuk ia ka thënë askujt. Vetëm do të dijë është gjallë apo jo dhe e dyta të më thotë pse më la, kaq do të dijë ai. 
Zonja L.A: Unë kam qenë me përbërje të keqe kështu dashuroja një dhe nuk dua ta di fare. Është mbyllur ky kapitull për mua
Gazetari: Mirë, do t’i thuash vetëm dy fjalë atij?
Zonja L.A: Asnjë llaf
Gazetari: Diçka që ta ketë ai
Zonja L.A: Nuk dua ta di fare të thashë, të lutem!
Gazetari: Nuk ke asnjë mesazh për të?
Zonja L.A: Jo, jo asnjë mesazh se më vrasin çunat. Të keqen, se më vret burri, as burri se di. Se jam e sëmurë me tension të lartë, me zemër me romatizëm. Ika të keqen nëna…
Gazetari: Kaq problem është që t’ja thoni familjes?
Zonja L.A: Pupu, më vrau më vrau

Djali që u birësua në moshën 3-vjeçare nga çifti Mino, njohu për herë të parë imazhin e nënës biologjike. I prekur dhe pa fjalë, Danieli përtyp lotët duke u munduar ta pranojë këtë të vërtetë edhe pse e vështirë për të.

Nuk më vijnë fjalët. Sot prisja që të takoja dikë, kështu e mendoja. Të kisha nënën këtu. Unë e bëra detyrën time si njeri. E mirëkuptoj atë. Nuk di çfarë të them. Kam ngelur pa fjalë. Nuk di çfarë të them. Nuk e prisja kështu. Falenderoj Zotin që nuk më la në institucion, falenderoj dhe ata prindër që më rritën. Doja ta hiqja këtë barrë kaq të rëndë, që më ka munduar kaq vite. Jeta vazhdon. Nuk e prisja këtë reagim. Nuk di cfarë të them.

Moderatorja Odeta Dume i tregon fotot e printuara në studio, 38-vjeçarit duke respektuar edhe kërkesën e nënës së tij biologjike për të mos u shfaqur publikisht. Ndërsa i biri i drejtohet me një mesazh prekës:

I ngjaj shumë. Nuk e di çfarë të them. Nuk e prisja. Kam 38 vjet. Pavarësisht refuzimit jam çliruar totalisht. Dua t’i them nënës që më ka lindur vetëm ’Faleminderit’ dhe e mirëkuptoj shumë drejt, se pse më ka lënë. Unë kam pasur një lidhje shumë të ngushtë me nënën time birësuese dhe më ka dhënë dashuri të madhe. Të shikosh foton e nënës që më ka sjellë në jetë është shumë e vështirë. Jam në një moshë të rritur dhe nga unë nuk do të ketë asnjë shqetësim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përplasi makinën me të cilën po transportonte emigrantët e paligjshëm dhe u largua, arrestohet italiani në Korçë

Policia ka arrestuar në Korçë një shtetas italian, Massimo Compagnone, i cili përplasi automjetin me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Del raporti, “Wiz Air” vonesa dhe anulime me 60 për qind të fluturimeve nga Tirana

Nje raport i fundit tregon se në Aeroportin e Tiranës jatë vitit te kaluar 2023…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqiptari arratiset nga burgu në Zvicër

Një i burgosur u arratis nga burgu Uauuilermoos i Lucernit me kusht. Ai ishte dënuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I riu dhunon 44-vjeçarin dhe e bën për spital, largohet nga vendngjarja me makinë!

Rreth orës 11:30, te ura e Cenit, për shkak të një konflikti për motive të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME