Categories Lajme

‘Pa Gjurmë’ realizon takimin e shumëpritur të Ifete Sherifit me të birin, pas 37-vitesh ajo nuk mundi ta njohë

E pazakontë ishte historia e zonjës, që humbi kujtesën që prej vitit 2014, pasi u gjet në rrugë me goditje të rënda në kokë, së cilës pak kohë më parë ’Pa Gjurmë’ në Report TV i gjeti familjen. Ifete Sherifi, që jeton në Shtëpinë e të Moshuarve në Poliçan, prej 7 vitesh ishte konsideruar e vdekur nga familjarët, të cilët u befasuan kur panë tek shfaqej në Report Tv.

Emocioneve të përcjella në studio puntatën e 23 shtatorit, iu shtuan edhe ato që ’Pa Gjurmë’ përcolli këtë të mërkurë  nga takimi i nënës me djalin e saj Arian Çikon. Stafi udhëtoi drejt qytetit të Poliçanit, ku jeton 63-vjeçarja duke përcjellë të tjera emocione të forta.

Rruga drejt destinacionit final, për Arian Çikon, u duk e gjatë, pasi ai do të takohej me nënën e tij Ifete Sherifin. Për shumë vite me radhë, me mendimin se ajo nuk jetonte më, ishte një shok për të riun nga Tirana, kur mësoi nga ’Pa Gjurmë’ se ajo ishte gjallë dhe ndodhej në një azil.

Me plot mall por i përmbajtur, Ariani fshin lotët dhe hyn në dhomë, duke u afruar pranë shtratit ku ndodhej e shtrirë nëna e tij Ifete Sherifi. Reagimi i saj ishte i ftohtë, ndërsa i biri i puth duar e ball. Edhe pse nuk kujton asnjë detaj për djalin, në sytë e saj ka jetë. Këtij takimi i shtohet edhe nusja e Arianit, që e ka shoqëruar në këtë takim plot emocione.

Ifetja ka përballë djalin, çaste sfilitëse për 63-vjeçaren, teksa mundohet të kujtoj këtë njëri të shtrenjtë që ka pranë, por të panjohur, pasi ajo nuk kujton asgjë. Sa të gëzueshme, por edhe të trishta janë këto çaste edhe për Arianin, që e gjen nënën të përhumbur, por fatmirësisht gjallë. Ai përlotej vazhdimisht, ndërsa mundohej që përmes fotove t’i risillte në kujtesë të shkuarën nënës së tij. Pak ditë pas këtij takimi, në një lidhje me moderatoren Odeta Dume, këtë të mërkurë Arian Çiko ka sërish emocione teksa rrëfen ndjesitë në një nga ditët më të vështirën të jetës së tij.

Unë dua të falenderoj të gjithë ata që më ndihmuan të gjej nënën time, sidomos ekranin e Report Tv. Ishte e pabesueshme kur më njoftuan që nëna ime kishte dal tek emisioni juaj Odeta. Nuk di çfarë të them…jam shokuar. Ju më shoqëruat në azil dhe unë e takova. Fatkeqësisht ajo nuk më mban mend që jam djali i saj. Jam i lumtur që e kam gjallë nënën time… Kam shkuar edhe herë të tjera dhe e shikoj që ka një ndryshim të madh nga dita e parë që u takuam. Ajo mundohet të më kujtoj…por e ka të vështirë…’-flet i emocionuar Arjan Ciko.

Ifete Sherifi një zonjë e fisnike, që për ironi të fatit, u dënua të ndahej nga i biri dhe të përfundonte në rrugë, e braktisur nga të gjithë familjarët, derisa një ditë dimri u gjet e goditur rëndë në kokë. Ajo u gjet pa ndjenja, në mars të vitit 2014 e gjakosur në një rrugicë të kryeqytetit me dëmtime të rënda në kokë.

Plagë te cilat i shkaktuan humbjen e kujtesës dhe e moshuara kishte mbetur një zonjë e paidentifikuar. Falë dëshmive të shumta që mbërritën në Report Tv, ‘Pa Gjurmë’ arriti t’i gjente familjen. Misioni që ’Pa Gjurmë’ në bashkëpunim me Qendrën Polivalente, Poliçan, ku vazhdon të strehohet 63-vjeçarja, u krye me sukses, ai i cili bashkoi më në fund zemrat e nënë e bir.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME