
Pacientët e shtruar në spitalet COVID tashmë mund të komunikojnë me të afërmit dhe familjarët që ndodhen jashtë spitalit në pritje për të marrë informacione për shëndetin e tyre me anë të tabletave të posaçme që janë vënë në dispozicion. Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e cila ka publikuar një video me pamje brenda spitalit Infektiv, me anë të cilës tregon se si pacientët me COVID-19 që janë shtruar në spital flasin me të afërmit përmes tabletave.
“Një mënyrë e re komunikimi përmes tabletave të posaçme që kemi vënë në dispozicion, për t’ju dhënë zemër pacientëve të shtruar në spital me COVID-19 nga familjarët që presin me padurim të komunikojnë me të afërmit e tyre”,- tha Manastirliu