Categories Lajme

Pa veten në emisionin ’Pa Gjurmë’, 33 vjeçari i dërgon nënës letër nga burgu! (Video)

Gjendet Eduard Koka, i cili humbi kontaktet me 27 tetor të këtij viti. Rasti u bë publik në emisionin ’Pa Gjurmë’ në Report TV me kërkesë të nënës së tij, e cila nuk mundi dot të lidhej me të birin për afro një muaj me radhë.

Dyshimet e të moshuarës, se në zhdukjen e të birit kishte gisht e dashura e tij, kjo e fundit i hedh poshtë në sqarimin që bën për ’Pa gjurmë’. Pasditen e kësaj të mërkure, Elona dha lajmin se 33-vjeçari ndodhet në Zvicër.

Ai ishte njoftuar se kërkohej në program, ndërsa ka qetësuar familjarët me anë të një letre ku thotë se ndodhet pas hekurave, në një burg në Bërn të Zvicrës. Në letër, Eduardi sqaron se do të qëndrojë i izoluar deri më 26 janar të vitit 2022 dhe më pas nuk dihet se çfarë do të ndodh me të nga autoritetet zviceriane.

Përshëndetje mami dhe babi dhe gruaja ime më e mira në botë. Më ka marrë malli për ju dhe motrat. Unë po ju shkruaj nga një burg i Zvicrës. Dhe dua t’ju them mos u bëni merak. Këtu nuk më mungon asgjë.

Njerëzit janë të sjellshëm. Jam bërë merak për Lonën shumë dhe dua të vij tek shtëpia. Nuk dua ta lini vetëm Lonën. Më ka marrë malli, ju dua shumë dhe mos u mërzisni. Tani duhet të bëjmë durim, se kështu ishte fati im’-shkruhet në letër

Vajza me emrin Elona, me të cilën 33-vjeçari bashkëjetonte prej një viti në qytetin e Vlorës, konfirmoi për ’Pa Gjurmë’ në një lidhje telefonike lajmin se Eduardi është gjallë.

Historia që kam treguar është e vërtetë. Unë e dija që Eduarti kishte humbur nga Zvicra edhe letra na ka ardhur po nga Zvicra. Ndodhet shumë mirë, tashmë është bërë i gjallë. Na ka dërguar një letër ku ka përshëndetur familjen, më ka përshëndetur edhe mua.

Ka qenë shumë në merak momentin e fundit që folëm bashkë dhe ka patur kamerën hapur. Nuk e di se në cilin qytet të Zvicrës ndodhet, por di që është i izoluar në burg. Ju shumë faleminderit që na u gjendët pranë’-sqaroi bashkëjetuesja e Eduardit

Nëna e tij Lume Korra iu drejtua pak ditë më parë emisionit ’Pa Gjurmë’ për ndihmë, ndërsa rrëfye si i humbi kontaktet me të birin. I riu prej një viti ishte kthyer nga Gjermania, ndërsa bashkëjetonte në qytetin e Vlorës. ’Pa Gjurmë’ u lidh live me të dashurën e 33-vjecarit, e cila momentalisht jeton në Itali, e cila deklaroi për ’Pa Gjurmë’ se i dashuri i saj ishte zhdukur nga Zvicra, aty ku edhe ndodhet pas hekurave.

https://youtu.be/XSHjnO8o30U

https://youtu.be/Mjn7YV76ixw

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vranësira dhe reshje shiu, si do të ndryshojnë temperaturat sot

Ditën e enjte ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të paqëndrueshmë atmosferike, kryesisht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U gjet i vdekur nën ashensor, zbardhen detajet për vdekjen e biznesmenit shqiptar

Ende vijojnë të jetë të paqarta rrethanat e vdekjes së biznesmenit shqiptar nga Gjilani, Musah…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

FNSH dhe policia aksion ‘blic’ në Vlorë, disa të shoqëruar (Foto)

Forcat e ndërhyrjes së shpejtë së bashku me policinë  zhvilluan një aksion blic në qytetin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shfrytëzonin të miturin për të përfituar para në ”Tik Tok”, Apeli lë në burg nënë e bir

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masat e arrestit me burg për Armando Kumarakun…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jorgo Goro jep dorëheqjen nga qelia si kryebashkiak i Himarës! Zbardhet letra

Jorgo Goro, i cili u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme për shpërdorim detyre,…

LEXO ME SHUME