Lajme

Pacolli vetëofrohet t’i paguajë gjobën e mundshme Xhakës

Biznesmeni dhe politikani kosovar, Behgjet Pacolli ka dalë në skenë duke premtuar se do të paguajë gjobën  e FIFA-s për Granit Xhakën sado e kripur të jetë ajo.

Ka ende lajme kontradiktore në lidhje me nisjen ose jo të hetimit ndaj mesfushorit me origjinë shqiptare për atë qe ndodhi në ndeshjen Serbi-Zvicër, por në rast të një gjobe, Pacolli ka marrë përsipër ta paguajë.

Ai konfirmon se ka folur personalisht me mesfushorin e Arsenalit dhe thekson se ky është një gjest që dëshiron ta bëjë në emër të popullit shqipëtar. Granit Xhaka dhe Zvicra sfidojnë Portugalinë në datën 6 dhjetor.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close