Categories Lajme

Padia e Ramës ndaj Haradinajt/ Reagon ashpër Berisha: Tradhtar i kombit

Pas dorëzimit të padisë që Edi Rama bëri ndaj kryeministrit në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj, për shpifje, ka reaguar ashpër ish-kryeministri Sali Berisha.

Në një postim në “Facebook”, Berisha shpërthen në akuzua te forta ndaj Ramës, duke e quajtur tradhtar të kombit, armik dhe urrejtës i qenies kombëtare shqiptare.

Postimi i Berishës:

Pas Vuçiçit, Edvin Kristaq Tradhetari padit me urdher te padronit te tij kryeministrin e Kosoves, Ramush Haradinaj!

Miq, bir xhelati, tradhetar i urryer per mbare kombin per te gjithe ata qe i thone vetes shqiptar, armik i eger dhe urrejtes i papermbajtur i qenies kombetare shqiptare, monstra qe eshte versulur si lope e cmendur ti shkaterroje kombit cdo arritje te tij, Kosoven e lire dhe te pavarur, projektin e integrimit europian, tju vrase shqiptareve shpresen dhe te spastroje etnikisht Shqiperine, dorezoi sot ne Prishtine padine kunder kryeministrit te Kosoves, Ramush Hardinaj.

Edvin Kristaq Tradhetari mori kete hap qe turperon vet turpin njerezor me urdher te patronit te tij Vuçiç pasi ky i fundit, ne nje akt kriminal paditi ne Hage kryeministrin e Kosoves, Ramush Haradinaj.

Kjo padi e urdheruar nga Beogradi eshte akti me i fundit ne serine e akteve te tradhetise kombetare qe ka ndermarre Edvin Kristaq Tradhetari ndaj Kosoves se pavarur, integritetit territorial, sovranitet te saj si dhe pasi i futi thiken pas shpine Kosoves me traktatin e Novi Sadit dhe sulmeve qe ndermori nga Tirana, me gjuhe rrugaci kunder z.Haradinaj, te pashembullta qe nga koha e Luftes se Ftohte dhe te diktuara direkt nga padroni i tij, serbomadhi Vuçiç!

Po sot, qe shqiptaret kudo qe jane, pervec Esad Toptanit te ri qe heshti si fija e barit, u perulen me nderimin me te thelle para viktimave te genocidit serb ne Raçak, Vuçiç, per te zhurmuar mesazhin per drejtesi te viktimave te barbarise serbe ne Raçak, urdheroi Edvin Kristaq Tradhetarin qe me urgjence te dorezonte dhe njoftonte padine e turpit dhe tradhetise kombetare ne Prishtine kunder kryeministrit te Kosoves!

Miq, çdo ore qe kalon duke mbajtur kete tradhetar ne krye te narkoqeverise eshte nje poshterim i madh per çdo shqiptar qe e ndjene veten te tille, per Shqiperine dhe Kosoven. sb

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME