Lajme

Paga minimale, Rama: Nuk e bëjmë dot 70 mijë lekë, çdo rritje artificiale destabilizon financat e vendit

Kryeministri Edi Rama del me një mesazh lidhur me pagën minimale, ku shpjegon arsyet se pse nuk mund të jetë 70 apo 80 mijë lekë të vjetra.

“E kemi nisur nga vendi i fundit në rajon për nivelin e pagës minimale, ndërsa me rritjen e fundit ngjitemi në vendin e tretë baras me Maqedoninë e Veriut, duke lënë pas Bosnjë-Hercegovinën dhe Kosovën.

Do të bëjmë edhe dy rritje të tjera për ta mbyllur këtë mandat me pagë minimale 45 mijë lek, nga 38 mijë që ishte objektivi ynë elektoral, por që s’merrte parasysh inflacionin e luftës së Putinit për të gjunjëzuar ekonomikisht mbarë Europën!”

Rama shton se kjo rritje përtej parashikimeve e pagës minimale imponon edhe rritjen e pagës mesatare për të riekuilibruar piramidën e pagave, çka do të bëhet njëkohësisht në muajin prill.

“Disa komentojnë se paga minimale duhet të bëhet 70 apo 80 mijë lekë, por përllogaritja e pagës minimale bazohet në produktivitetin ekonomik dhe konkurueshmërinë, jo në dëshirat tona (asnjë vend i rajonit nuk e ka një minimum të tillë).”

Çdo rritje artificiale e saj sjell me shpejtësi pasoja destabilizuese për ekonominë, punësimin, financat e vendit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close