Categories Lajme

Pagat, Drejtoria e Tatimeve mesazh në celular çdo punonjësi që e përfiton

Pas ndryshimit të vendimit për ndihmën financiare prej 40 mijë lekësh, ku u përfshinë të larguarit nga puna nga data 1 mars deri më 17 maj, Drejtoria e Tatimeve po dërgon mesazhe tek të gjithë punonjësit dhe ish-punonjësit që e përfitojnë pagën e luftës. Në mesazh, theksohet se në rast se punëdhësi nuk ka aplikuar deri në datën 5 qershor, atëherë paga e luftës do t’u shkojë automatikisht në llogarinë bankare.

“I/E Nderuar, (person i regjistruar me këtë numër celulari), Administrata Tatimore ju informon se jeni përfitues i masës prej 40.000 leke, mbështetje e Qeverisë Shqiptare, pjesë e Paketës së zgjeruar të ndihmës financiare. Në rast se tatimpaguesi ku ju jeni/keni qenë i punësuar, nuk do të aplikojë brenda datës 05 Qershor 2020, pagesa për ndihmën financiare do të kryhet menjëherë në llogarinë tuaj, në mënyre automatike. Për çdo pyetje ju lutem kontaktoni: 0800 0002 Faleminderit. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve”, shkruhet në mesazh.

Më herët kryeministri Edi Rama, ka bërë me bërë me dije se do të gjobiten të gjithë punëdhënësit që nuk aplikojnë për shpërblimin prej 40 mijë lekësh të punonjësve deri në afatin e përcaktuar./shqiptarja

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Eksperti i sigurisë: Ervis Martinaj është gjallë!

Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa ka deklaruar këtë të hënë se Ervis Martinaj, i cili…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen detaje nga ngjarja tronditëse në Krujë/ Pasi hodhi foshnjën në lumë, nëna shkoi vetë në komisariat

42 vjeçarja Leta Koçi është paraqitur vetë në komisariatin e Krujës dhe ka deklaruar se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E rëndë në Krujë, 42-vjeçarja lind në shtëpi dhe hedh foshnjën në ujërat e lumit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë ditës së sotme në fshatin Tapizë të Krujës.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Fier, makina përplas biçikletën dhe largohet nga vendngjarja, plagoset një person

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen “ Sheq i Madh” të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Covid-19 mund të jetë prodhuar nga një laborator

Ekziston një studim australian që do të vërtetonte origjinën e virusit që shkakton infeksionin Covid-19,…

LEXO ME SHUME