Lajme

Pajisi me pasaporta false spanjolle, çiftin dhe dy fëmijët e tyre, pranga 35 vjeçarit

Një 35 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Tiranës dhe dy të tjerë janë proceduar penalisht të akuzuar për falsifikim dokumentesh.

Në kuadër të operacionit “Last Trip”, është arrestuar Neard Myftari, 35 vjeç i cili ka pajisur me pasaporta false spanjolle një çift dhe dy fëmijët e tyre. Shtetasi N.M në bashkëpunim dhe me shtetas të tjerë(punohet për identifikimin e tyre)kundrejt shumës rreth 25.000 Euro dyshohet se ka pajisur me pasaporta të falsifikuara spanjolle shtetasit K. M dhe S. A, dhe dy fëmijet e tyre të mitur me qëllim udhëtimin e tyre drejt Gjermanisë.

Gjithashtu në kuadër të operacionit janë sekuestruar 4 pashaporta të dyshuara të falsifikuara dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Njoftimi i plotë: Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë k riminale e falsifikimit të dokumentave dhe të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit. Operacioni “Last Trip” i finalizuar nga Policia Kufitare Rinas dhe Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë.

Vihet në pranga një shtetas dhe procedohen 2 të tjerë. Sekuestrohen 4 pashaporta të dyshuara të falsifikuara dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale e falsifikimit të dokumentave dhe të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, si rezultat i shkëmbimit në kohë të informacionit, sherbimet e Policisë Kufitare Rinas në bashkëpunim me Seksionin e Trafiqeve në DVP Tiranë, kanë zhvilluar dhe finalizuar operacionin e koduar “Last Trip”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

N.M., 35 vjeç. Si dhe u proceduan shtetasit K. M., 41 vjeç dhe S. A., 31 vjeçe.

Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi N.M në bashkëpunim dhe me shtetas të tjerë(punohet për identifikimin e tyre)kundrejt shumës rreth 25.000 Euro dyshohet se ka pajisur me pasaporta të falsifikuara spanjolle shtetasit K. M dhe S. A, dhe dy fëmijet e tyre të mitur me qëllim udhëtimin e tyre drejt Gjermanisë.

Shtetasit K. M dhe S. A, kanë tentuar dy herë të kalojnë nëpërmjet aeroportit të Rinasit por si rezultat i forcimit të masave të kontrollit në këtë aeroport nuk kanë mundur dot të largohen. Materialet proceduriale do ti kalojne Prokurorise pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshem të kufirit”, dhe “Falsifikimit të leternjoftimeve, pasaportave ose i vizave”.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: