Lajme

Pak ditë pas mbërritjes së dozave të para të Pfizer, Rama tregon numrin e mjekëve të vaksinuar

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se 369 mjekë janë vaksinuar me dozën e parë të Pfizer. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se tashmë këta mjekë janë të mbrojtur nga virusi i rrezikshëm.

Vaksinimi vazhdon sërish në në Qendrën e Vaksinimit në Air Albania Stadium. “369 mjekë dhe infermierë të vijës së parë të betejës me COVID19 janë sot më të mbrojtur nga virusi i rrezikshëm, pas kryerjes së dozës së parë të vaksinës antiCOVID në Qendrën e Vaksinimit në Air Albania Stadium, në 6 ditët e para të vaksinimit, teksa procesi do të vijojë edhe sot, pa u ndalur. Javë pas jave rrisim gradualisht ritmin sipas planit të vaksinimi”,- shkruan Rama.

 

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close