Categories Covid-19, Lajme

Pak kohë para martesës, 27-vjeçarja ndërron jetë nga Covid në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’

Pasojat janë gjithmonë e më shumë fatale dhe viktimat, gjithmonë e më shumë edhe të rinj. Së fundi, Covid-19 i ka marrë jetën pak kohë para martesës, edhe një 27-vjeçareje nga qyteti i Beratit.

Ariola Sakollari (Gjeçi) u infektua me koronavirus 3 javë më parë dhe ishte shtruar në spitalin rajonal të Beratit, në repartin Covid. Gjendja e saj u përkeqësua dhe u dërgua në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë. Ajo qëndroi për dita ditë në intubim, por për fat të keq, nuk mundi të fitonte betejën me Covid.

Mësohet se 27-vjeçarja ka ndërruar jetë pasditen e djeshme në spital dhe sot u përcoll nga familjarët për në banesën e fundit. E reja nuk vuante nga sëmundje të tjera, ndërsa së shpejti do të vishte fustanin e bardhë në dasmën e saj. Edhe e motra e Ariolës së ndjerë ndodhet në spitalin “Shefqet Ndroqi” duke luftuar me sëmundjen. Ajo ndodhet në intubim, por sot gjendja e saj është përmirësuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Genc Tafilaj pyetet në SPAK: Spiuni i Bajrave, Aleks Ndreka na takoi me Dor Dulin në varimin e Indrit Rrajës

Plani për vrasjen e Dorian Dulit, Blerti Cafit, Gëzim Cafit dhe Genci Tafilit, pas ceremonisë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të rinjtë hedhin mobilie nga kati i pestë i pallatit, Balla: Turp! (VIDEO)

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka publikuar pamjet ku duket se si dy të rinj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim ndërkombëtar për drogë, vihet në pranga 59-vjeçari italian

Policia Kufitare Durrës ka arrestuar një shtetas italian, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Parashikimi i motit për sot, Vranësira dhe reshje shiu të herëpashershme

Ditën e sotme vendi ynë parashikohet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme falë ndikimit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME