Lajme

Paketa sociale/ Ahmetaj: Sa para do marrë çdo pensionist

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, deklaroi se pas pak ditësh qeveria do të shpërndajë shpërblimet e pensionistëve me rastin e fundvitit.

Ministri Ahmetaj tha se çdo pensionist do të përfitojë 5 mijë lekë shpërblim.

“Pas disa ditësh qeveria do të shpërndajë edhe bonusin për pensionistët, 5 mijë lekë të reja për pensionistë. Nuk ka pasur kurrë precedentë të kësaj shume. Ne e kemi kthyer në traditë dhe në vitet që vijnë do ta kthejmë në një politikë të konsoliduar buxhetore”, tha ministri.

Kreu i Financave u shpreh se pas pak ditësh qeveria do të miratojë vendimin për rritjen e pagës minimale nga 24 mijë lekë në 26 mijë lekë. “Një lajm i mirë për buxhetin dhe që së shpejti kalon vendimi në qeveri është rritja e pagës minimale. Po shkon 26 mijë lekë, pra një rritje graduale. Është marrë parasysh shumica e kërkesave të sipërmarrjes”, tha ministri.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close