Lajme

Pakistan, përplasen dy trena pasagjerësh, humbin jetën 30 persona

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pakistan ku dy trena pasagjerësh janë përplasur, ku për pasojë ndërruan jetë 30 persona dhe mbetën të p lagosur dhjetra të tjerë. Mësohet se një tren doli nga shinat, duke bërë që një tren i dytë të hipte në të dhe të përmbysej.

Ngjarja e rëndë ndodhi të hënën. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se ekipet e shpëtimit kanë mbërritur në kohë rekord në vendin e ngjarjes për të dërguar në spital të plagosurit. Mësohet se disa prej tyre janë në gjendje të rëndë për jetën.

Ndërkohë që autoritetet përkatëse ndodhen në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkakun që shkaktoi këtë tragjedi.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: