Lajme

Pakt për të çuar LSI për skrap? Basha: Gërr-vërret e një njeriu që e di që me 25 Prill është i ikur

Një gënjeshtër e radhës. Kështu e cilësoi kryedemokrati Lulzim Basha deklaratën e Ramës se bashkë me kreun e PD kishte bërë plan që të çonte për skrap LSI. Duke iu përgjigjur gazetarit të ABC Juxhin Mustafaraj, Basha tha se Rama është kaq i lodhur sa nuk di çfarë thotë në një ditë apo tjetrën dhe tashmë do të nisë të përgënjeshtrojë veten e tij brenda ditës.

“Është kaq i lodhur sa çfarë thotë nuk thotë nesër. Sa herë do e kapni duke gënjyer. Dhe pastaj do përgënjeshtrojë veten e tij brenda ditës. Boll ju vjedh kohë juve dhe shqiptarëve. Dhe në të ardhmen koalicioni që unë do drejtoj hapin e parë që do të bëjmë është të hedhim poshtë rilindjen dhe pastaj normalizimin dhe mirëqenie për çdo shqiptar. Po marr angazhime që Shqipëria të ndryshojë dhe të fitojë në të gjitha fushat dhe të përditshmet e jetës”, tha Basha.

Ai u shpreh se PD nuk ka premtime por një plan pune konkret që të sjellë normalitetin ekonomik në Shqipëri. “Nuk ka premtim PD. Ka një plan pune konkret që do të ulë taksat. Do të rrisë mirëqenien. Do të hapë 10 mijë vende pune dhe do të ulë koston e jetës për shqiptarët. Këto janë prioritetet dhe jo gërr-vërret e një njeriu që e di që me 25 Prill është i ikur”, u shpreh ai.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close