Categories Lajme

“Pakti për Universitetin”/ Vlorë, nis shpërndarja e kartave të studentit (Foto)

Sikurse ishte premtuar, në kuadër të “Paktit për Universitetin” në këtë fillimvit akademik ka nisur edhe shpërndarja e kartave për studentët e universiteteve publike jashtë Tiranës. Ministrja Shahini ishte sot e pranishme në Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë, ku së bashku me Administratorin e Postës Shqiptare Z. LaertDuraj, rektorin e universitetit, deputetët e Qarkut Vlorë etj. kanë ndjekur procesin e shpërndarjes së kartës për studentët e këtij universiteti.

Pak kohë më parë, MASR zyrtarizoi bashkëpunimin me Postën Shqiptare, falë të cilit kjo e fundit do të prodhojë dhe shpërndajë kartën për studentët e universiteteve publike jashtë Tiranës duke ofruar shërbime publike e private me çmime të reduktuara. Ministrja Shahini theksoi se tashmë projekti ka filluar të zbatohet sipas detajeve të paracaktuara në bisedimet e bëra gjatë verës me Postën Shqiptare.

“Ky shërbim përfshin jo vetëm ata studentë që janë në Tiranë, por edhe ata që janë në rrethe të tjera. Në këtë kartë do të integrohen të gjitha shërbimet që mund të merren me ulje çmimi për studentët: si shërbimet e siguruara me marrëveshje ministrore në nivel kombëtar, ashtu dhe marrëveshjet me bashkitë apo kompani të ndryshme private”, u shpreh ajo.

Ajo theksoi se jeta studentore është e shtrenjtë ngaqë nuk kanë të ardhura të mjaftueshme. Prandaj janë bërë përpjekjet maksimale për të lehtësuar shpenzimet e tyre. “Çdo shërbim apo produkt që studentët marrin me ulje çmimi i ndihmon ata në lehtësimin e barrës financiare për ata dhe familjet e tyre. Të njëjtin proces do ta organizojmë edhe në rrethet e tjera, por jam e lumtur që e hapëm këtë projekt në Vlorë”- është shprehur Shahini. Ndërsa Administratori i Postës Shqiptare, Z. LaertDuraj, u shpreh:

“Ky është hapi i parë në konkretizimin e marrëveshjes midis MASR dhe Postës Shqiptare, në përputhje me qasjen e re të Qeverisë Shqiptare për studentët dhe Postës Shqiptare për klientët e së ardhmes. Përmes kësaj karte, përveç lehtësirave që do të ofrohen nga pushteti qendror dhe ai vendor, Posta Shqiptare do të ofrojë edhe lehtësira për shërbimet bazë duke synuar që kësaj pakete t’i shtohen së shpejti edhe aktorë të tjerë të tregut, publik apo privat. Qëllimi final është të mundësohen transaksione elektronike kombëtare dhe ndërkombëtare përmes llogarive virtuale të studentëve”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zhdukja e djalit 10-vjeçar të zyrtarit të SHISH-it 12 vite më parë, dëshmitarët: E pamë me dy persona….

Emisioni “Në Shënjestër” i është rikthyer historisë së zhdukjes pa gjurmë të 10-vjeçarit Julian Çela…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sot merrni çadrat me vete! Rikthehen reshjet e shiut

Për ditën e Enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte kryesisht të paqëndrueshme atmosferike…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Ngjarja e rëndë: 29-vjeçarja nga Lushnja rreh vjehrrin

Një 29-vjeçare nga Lushnja ka dhunuar fizikisht vjehrrin e saj. Ngjarja ka ndodhur në fshatin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Detaje/ U dënua për aksidentin tragjik me 5 të vdekur, përfiton nga amnistia Rexhina Celhaka! Lot e përqafime me të atin te dera e burgut

Bedri Celhaka mundi ta përqafonte për herë të parë pas 3 vjetësh jashtë hekurave, vajzën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hajdutët shënjestrojnë makinat, tre raste në pak ditë në një fshat në Klos

Banorët e fshatrave të Xibrit në Bashkinë e Klosit po ndjehen të pasigurtë çdo ditë…

LEXO ME SHUME