Lajme

Pakujdesia/ Aksident në aksin Fier-Seman, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal, plagoset shoferi

Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e djeshme në aksin Fier-Seman, pasi një automjet ka dalë jashtë rruge dhe ka përfunduar në kanal.

Mësohet se mjeti ka dalë nga rruga si pasojë e humbjes së kontrollit nga ana e drejtuesit, i cili ka marrë plagë të lehta pas përplasjes.

Sakaq, në vendngjarje ka mbërritur policia dhe grupi hetimor për të përcaktuar shkaqet e aksidentit

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close