Lajme

Palasë-Dhërmi, Denaj: Aks i rëndësishëm për lëvizjen drejt bregdetit të jugut

Në aksin rrugor Palasë-Dhërmi po vijojnë punimet me ritme të shpejta. Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj, publikoi sot fotografi nga punimet që po kryhen në këtë aks të ri rrugor. “Vijojnë punimet në rrugën Palasë – Dhërmi. Një aks i rëndësishëm që do të lehtësojë lëvizjen e automjeteve përgjatë bregdetit të Jugut”, – tha Denaj.

Aksi Palasë-Dhërmi ka një gjatësi prej 4.5 kilometrash, ndërsa gjerësia e trupit të rrugës do të jetë 11.5 metra. Në këtë segment është projektuar edhe ndërtimi i një ure me gjatësi 109 metra. Deri tani në këtë aks janë realizuar mbi 60 % e hapjes së trasesë. Në këtë projekt, përveç plotësimit me sinjalistikë veprave të artit, është parashikuar edhe ndërtimi i disa rrugëve sekondare për aksesimin e zonave turistike të banuara.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: