Categories Lajme

Pallati 6 katësh në prag rrëzimi në Gjirokastër, 15 familje kërkojnë ndërhyrje emergjente

15 familje të një pallati 6 katësh në lagjen ‘Punëtori në Gjirokastër prej 2 vitesh jetojnë nën frikë pasi nga momenti në moment pallati rrezikon të shembet. Në 5 janar të 2018, trualli nën pallatin 6 katësh për shkak të lëkundje tektonike rrëshqiti duke rrezikuar shembjen e pallatit.  Banorët shprehen të shqetësuar dhe kërkojnë nga bashkia ndërhyrje emergjente pasi jetesa në ato kushte përbën rrezik për jetën.

“Kemi frike na kanë lënë këshu një vit e gjysëm. Do fillojnë dhe shirat do vije dimri. Kemi frikë të qëndrojëm, kemi frikë të rrimë. Do zëre fëmijët brënda se ne ska gjë. Sa vjen ditë përditë çahet vëndi. Tronditet. Ne nuk dimë se çfar të bëjëm tani.” kanë thënë banorët.

Ndërkohë bashkia e Gjirokastës ka hartuar projektin vitin e kaluar me vlerë 3.8 milionë lekë për studimin inxhinierik për stabilizimin e rrëshqitjes. Por edhe pse është një projekt emergjent ende nuk është marrë asnjë masë për pallatin 6 katësh.

Në vitin 2018 ne arritëm të sigurojmë një fond 3.8 milion lekë të reja për hartimin e projektit. U bënë procedurat e denderimit dhe u realizua tenderimi.  Në prill të këtij viti u hap një thirrje nga qeveria që bashkitë të conin projektet. Ne aplikuam për këtë projekt, por nuk kemi një kthim përgjigjë. ” ka deklaruar Ilir Cumaku, drjetor i Punëve Publike në Bashkinë Gjirokastër.

Në momentin e rrëshqitjeve të dheut në 2018 familjet u strehuan në konvikt dhe në hotele nga Bashkia për të shmangur rrezikun e shembjes së ndërtesës. Pas disa javësh, familjet u rikthyen në pallat dhe sot e kësaj dite ata rrojnë me frikën e shembjes së godinës ku jetojnë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Enjte, 18 Prill 2024

Dashi Do të përfshiheni në një debat mjaft të ndezur, i cili rrezikon që të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E TRISHTË! Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme pedagogia

Ndahet nga jeta në mënyrë të parakohshme pedagogia e Departamentit të Matematikës në Fakultetin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vendimi/ Gjyqi i Safet Gjicit dhe Alma Kaçit: Filmimi u pagua nga Abedin Oruçi

GJKKO ka zbardhur vendimin e arsyetuar që dënoi më 2 vite burg ish-kryebashkiakun e Kukësit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hemofilia, sëmundja që prek meshkujt në Shqipëri

250 pacientë jetojnë me hemofili në Shqipëri. Sëmundja e gjakut që trashëgohet nga nëna, shfaqet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U konfliktuan fizikisht dhe dëmtuan dhomat e zhveshjes pas ndeshjes, procedohen penalisht 4 futbollistët

U konfliktuan fizikisht dhe dëmtuan ambientet e dhomave të zhveshjes, pas përfundimit të ndeshjes së…

LEXO ME SHUME