Categories Lajme

Pallati që “fundosi” Vangjush Dakon/ Top Channel siguron dosjen, detaje nga hetimet

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga arrestimi i ish kreut të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako dhe disa zyrtarëve të tjerë.

Në dosjen e siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha tregohet se tre muaj pasi bashkia miratoi lejen për ndërtimin e pallatit, ndërtuesi Fiqiri Faruku dorëzoi kërkesën për të miratuar edhe katet shtesë.

Subjekti pasi i është miratuar leja e ndërtimit nga Bashkia Durrës për shtatë kate, pa filluar ende punimet ka bërë kërkesë për ndryshime në projekt, dhe shtesë katesh, pa marrë ende leje për prishjen e objektit ekzistues ku do të ndërtohej ndërtimi.

Pasi kryetari i bashkisë Durrës në atë kohë Vangjush Dako është njohur me këtë kërkesë ia ka kaluar për veprime të mëtejshme Urbanistikës.

“Në lidhje me faktin objekt hetimi të kallëzuar nga banorët e pallatit të ndërtuar nga shoqëria “Fakle” sh.p.k.
Nga hetimet nga prokuroria është administruar nga Drejtoria e Urbanistikes Pranë Bashkise Durrës, i gjithë dokumentacioni i dosjes në të cilën bazohet vendimi për miratimin e lejes së ndërtimit, deri në marrjen e lejes së shfrytëzimit për këtë objekt. Nga sa rezulton nga aktet, në datën 06 Maj 2009 administratori i Shoqërisë “Fakle sh.p.k.” shtetasi Fiqiri Faruku, ka paraqitur kërkesën për miratimin e kondicioneve të sheshit e ndërtimit pranë Sekretarisë Teknike të Këshillit të Rregullimit të territorit pranë Bashkisë së Durrësit me qëllim zhvillimin më pas të sheshit për të ndërtuar në te një objekt 1, 4, 6 dhe 7 kate+ papafingo+garazh nëntokë e kati përdhe dyqane. Sipas kërkesës lartësia e përgjithshme e objektit do të ishte 23.2 m dhe koeficenti i shfrytëzimit të truallit 88.3%.

Në datën 15 Korrik 2010, shoqëria ndërtuese ka marrë “Pëlqim mjedisor” me Nr. 81 Prot., date 15 Korrik 2010 me Nr. 40 me vendim te Agjencisë Rajonale te Mjedisit Durrës. Kjo agjenci ka dhënë’ mendim për “Pëlqim mjedisor” për ndërtimin e një shtese dy kate mbi objektin 1-4-6-7+papafingo+1 kat nëntokë” me sipërfaqe totale 250.7 m2. Së bashku me këtë dokument janë dhe dokumentet e tjera si lidhja e objektit me infrastrukturën inxhinierike, me objekt shtesë 2 kate +papafingo, mbi pallatin 7 katesh + 1 kat nëntokë. Në datën 02 Shtator 2010, Është kontrolluar praktika nga specialisti i Urbanistikës së Bashkisë Durrës, dhe në formularin përkatës të pranimit të praktikës,  është përmendur dhe studimi gjeologjik, ndërkohe që për Studimin Sizmiologjik, specialisti ka nënshkruar se nuk nevojitej përderisa objekti është deri në shtatë kate.

Në datën 06 Shtator 2010, Departamenti i Urbanistikës pranë Bashkisë Durrës ka autorizuar subjektin për pagimin e taksave he tarifave, dhe konkretisht taksën e ndikimit në infrastrukturë, të cilat janë paguar nga subjekti në datën 07 Shtator 2010. Në datën 10 Shtator 2010 K.Rr.T. pranë Bashkisë Durrës, ka miratuar “destinacionin e sheshit të ndërtimit” dhe kondicionet urbane tê tij, me anë te formularit Nr. 2, Nr. 3989 Prot. Date 10- Shtator 2010, për objektin Godinë Banimi dhe shërbimi 1-4-6-7 kate mbi tokë dhe një kat nën tokë garazhe, kati përdhe shërbim. Lartësia e përgjithshme e miratuar është 21.5 m dhe jo 23.2 m sikurse ishte në kërkesën e subjektit. Koeficenti ndërtimit është miratuar 74.1 % dhe jo 88.3% siç është kërkuar nga subjekti, dhe siperfaqja e ndërtimit 222.3 m2 dhe jo 265 m2 sikurse ka paraqitur subjekti kërkesë. Nga ana e K.RR.T. nuk është miratuar leja e ndërtimit sipas projektit të paraqitur nga ndërtuesi- investitori sipërmarrës, pasi nuk është miratuar papafingo apo kati i tete i ndërtesës, dhe kjo konstatohet sipërfaqja është 1198.7 m2 Në datën 20 Dhjetor 2010, pra tre muaj e dhjetë ditë nga miratimi i lejes së ndërtimit.

Subjekti ndërtues “Fakle sh.p.k.” ka dorëzuar një kërkese për rikondicionim dhe shtesë kati për lejen e miratuar në Lagj. Nr. 05, me vendimin Nr. 3 të vitit 2010. Kjo kërkesë është protokolluar me Nr. 976 Prot., Datë 22 Dhjetor 2010, dhe bashkëlidhur edhe preventivi 1, 5, 10 kate +papafingo+garazh nëntoke me dyqane përdhe, me nje vlerë projektimi 55.227.910 lekë dhe grafiku i punimeve. Pra, subjekti pasi i është miratuar leja e ndërtimit nga K.RR.T e Bashkisë Durrës për shtatë kate, pa filluar ende punimet ka bërë kërkesë për rikondicionimin e sheshit të ndërtimit dhe ndryshime në projekt, dhe shtesë katesh, dhe kjo pa marrë ende leje për prishjen e objektit ekzistues ku do të ndërtohej ndërtimi. Pasi Kryetari i Bashkisë Durrës, personi nën hetim Vangjush Dako është njohur me këtë kerkesë, ja ka kaluar për veprime të mëtejshme urbanistikës. Në datën 21 Dhjetor 2010 kufitarët Xhevdet Balla dhe Gani Balla, kanë përpiluar një deklaratt noteriale Nr. 6247 Rep. NR. 1749 Kol. Datë 21 Dhjetor 2010 e hartuar para noterit Aida Spahiu, ku si kufitar me ndērtimin e ri, deklarojnë se janë dakord dhe nuk kane asnjë pretendim, nëse ndërtimi do të realizohet. Në datën 27 Dhjetor 2010 me anë të formularit Nr. 09, Nr. 5838 Prot., Date 27 Dhjetor 2010, Është miratuar prishja e objektit ekzistues për t’i hapur rrugë ndërtimit të ri. Ne datën 13 Janar 2011 sipas procesverbalit Nr. 1 të punimeve fillojnë punimet e maskuara. Po kështu në këtë datë objekti kontrollohet në plate, aks, koordinate dhe kuotë“, sipas dosjes.

Dhënia e lejes së ndërtimit për një pallat 11 vite më parë në lagjen nr. 5 të Durrësit është bërë shkak për arrestimin e ish-kryebashkiakut socialist të Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako dhe ish-zyrtarët e tjerë të kësaj bashkie.

Pallati pësoi dëmtime pas tërmetit të nëntorit të vitit 2019. Pas hetimeve të nisura nga SPAK një vit më parë, u gjetën shkelje nga ana e ish kryebashkiakut Vangjush Dako dhe disa prej ish-zyrtarëve të tjerë. Në pranga ra edhe biznesmeni Fiqiri Faruku, ndërtuesi i pallatit.

Gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për arrestimin arrestimin e Vangjush Dakos dhe të 4 ish zyrtarëve të Drejtorisë së urbanistikës së Bashkisë së Durrësit, përfshirë ish Drejtorin Adhurim Qehajaj, si dhe pronarin e një kompanie ndërtimi, Fiqiri Faruku dhe inxhinieren e kompanisë. Arrest me burg është kërkuar edhe për tre ish punonjëse të Bashkisë së Durrësit.

Personat e akuzuar në këtë dosje janë:

Vangjush Dako, ish kryebashkiaku i Durrsësit, akuzat “ Shpërdorim detyre” dy herë.

Adhurim Qehajaj, ish drejtori i Urbanistikës së bashkisë së Durrësit, akuza “Shpërdorim detyre” dy “Falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpumin”.

Fiqiri Farruku, administrartor i firmës së ndërtimit “Fakle” Sh.p.k., akuza falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpumin”.

Ermal Lama, specialist i Urbanistikës së bashkisë së Durrësit, akuza “Shpërdorim detyre” dy herë dhe “Falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim”.

Fatmir Ejupi, specialist i Urbanistikës së bashkisë së Durrësit, akuza “Shpërdorim detyre dy herë dhe falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim”.

Adrian Bulku, topograf, akzua “Shpërdorim detyre” dy herë dhe “Falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim”.

Adnand Toçila, përgjegjës i zyrës urbanistike, akuza “Shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim”.

Meri Semini, specialist i Urbanistikës së bashkisë së Durrësit, akuza “Shpërdorim detyre dy herë dhe falsifikim të vulave, stampave dhe formularëve të kryer në formën e falsifikimi të formulave të miratuara nga personi që ka për detyrë hartimin e tyre dhe në bashkëpunim”.

Firzilet Hajdëri,  akuza “Shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim”.

Diana Dedja, specialist i Urbanistikës së bashkisë së Durrësit, akuza “Shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Kërkoi lejen për betimin si kryetar i Himarës, Gjykata e Lartë nuk pranon rekursin e Fredi Belerit

U mbajt sot në Gjykatën e Lartë seanca për rekursin e Fredi Belerit, kryetari i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Media zviceriane jep lajmin: Shqipja mund të bëhet gjuhë e tretë, anglishtja i merr vendin italishtes

Gjuha angleze sikurse edhe ajo shqipe po fitojnë terren të ndjeshëm në Zvicër. Këtë e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mjekët pro dhe kundër projektligjit të ri për nënat surrogato, ja çfarë propozojnë

Projektligji i ri mbi shëndetin riprodhues, i cili ligjëron nënat surrogate në Shqipëri, po kundërshtohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri, vijon kontrolli i zonës për kapjen e 35 vjeçarit

Vau i Dejës, Dyshohet se qëlloi me armë zjarri pistoletë, në drejtim të një automjeti,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale

Interpol Tirana, Në kuadër të bashkëpunimit me homologët, ekstradohen 6 shtetas të shpallur në kërkim…

LEXO ME SHUME