Categories Lajme

Pallati që po iu merr ajrin dhe diellin, banorët e Astirit sërish në protestë

Për të dhjetën ditë me radhë, banorët e disa pallateve në zonën e Astirit kanë dalë në protestë, pasi një tjetër pallat që po ndërtohet në sheshin e projektuar për lulishte, do tiu marrë dritën e diellit dhe ajrin. Ata shprehen se në momentin kur kanë blerë banesat e tyre, hapësira që po zihet nga një pallat 9 katësh, ishte projektuar për lulishte, e sot në dritaret e tyre po ngrihet një tjetër godinë nga hiçi. Pavarësisht se kanë shkuar për tu ankuar në Bashkinë e Tiranës, përgjigje nuk kanë marrë, ndërkohë që biznesmeni që po ndërton pallatin, thotë se ka marrë leje nga Erion Veliaj.

“Jemi ankuar bashkisë, minibashkisë dhe nuk na kanë dhënë asnjë përgjigje. Tashmë do ti drejtohemi gjykatës administrative, nëse Erion Veliaj mendon që ky pallat duhet të bëhet, le të vijë dhe të na e thojë këtu. Ky projekt burgos 120 familje, ne flasim që nuk ka ku të hyjë një ambulancë, një zjarrfikëse, kush e garanton jetën e qytetarëve këtu. Se lë dot fëmijën që të shkojë në shkollë vetëm, se vetëm nëpër tunele do të kalojë”, shprehet një prej banorëve, ndërkohë që një tjetër tregon.

“Na kanë thënë ikni te shtëpia juaj, ndërkohë që këtu po bëhet një hata, ngjitur me popmat e ujit, hapen themelet për pallatin e ri. Ne nuk dinim asnjë gjë për ndryshimin e projektit”. Banorët thonë se do ta ndjekin rastin në rrugë ligjore, dhe kanë kontaktuar avokat, por duket se dri atëherë, pallati do të jetë përfunduar, pasi firma edhe sot ditën e dielë punon për hedhjen e betonit. “Ne kemi kontaktuar me një avokat, dhe po merret ai me pjesën ligjore. Ne kemi nevojë për ajër, diell dhe siguri, dhe asnjë prej tyre nuk na është garantuar, ne nuk kishim ku dilnim kur ra tërmet, dhe një shesh që kishim tashmë është pakësuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME