Një ndërtesë 3 katëshe ngjitur me një pallat në rrugën “Myslym Shyri” në Tiranë u përfshi nga flakët mesditën e sotme. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:20 në kryqëzimin me rrugën “Adem Kruja”. Godina ku ra zjarri ishte e pabanuar.
Punonjësit e zjarrfikëses ndërhynë me shpejtësi në luftën me flakët duke shuar zjarrin.