Lajme

Paloka mbledh gazetarët në zyrë dhe hap kasafortën: Shikoni firmat, do verifikohen nga Komisioni i Mandateve

Kreu i këshillit kombëtar të PD, Edi Paloka, zhvilloi ditën e sotme një takim me gazetarët në zyrën e tij në selinë e Partinë Demokratike, para të cilëve ka paraqitur të gjithë formularët e dorëzuar nga mbështetësit e ish kryetarit të PD-së Sali Berisha, të cilët kërkojnë mbajtjen e një kuvendi.

Edhe pse nuk është një prej 4200 firmëtarëve, Paloka i ftoi gazetarët që të shohin formularët, por mos të bëjnë publike të dhënat personale të delegatëve të cilët kanë firmosur.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së theksoi se detyra e tij është që të depozitoj formularët që më ka sjellë pala tjetër, sa i përket verifikimit të firmave të delegatëve ajo do të bëhet ditën e kuvendit nga komisioni i mandateve.

Paloka: Të gjithë këta që kanë firmosur nuk janë anëtarë të thjeshtë të PD janë delegatë të kuvendit siç i përcakton statuti. Nga anëtar seksioni te kryetari i kryesisë, janë të gjithë të dhënat me emër mbiemër, numrin e kartës ID dhe funksionin në parti. Janë 4200, mos fokusoni emrat, gazetarët të ulen kush ka dëshirën për të verifikuar, ti marrë dhe ti verifikojë.

Ky verifikim do të bëhet edhe në këtë kuvend që është i jashtëzakonshëm. Unë kur të kem kontakt me firmëtarët apo përfaqësuesit do kërkojë një gjë për transparencën atë ditë kur të fillojë kuvendi ti marrë me radhë të lexojë emër për emër firmëtarët dhe të bëhen njëkohësisht mandatet për të shuar dyshimet a do të bëhet apo jo ky proces me seriozitet dhe a janë këto firma sic deklarohet. Këtu janë 4200 formularë, do verifikohen ditën e Kuvendit me komisionin e mandateve.

Këtu jam si kryetar i këshillit, njëra palë që ka mbledhur firmat më ka kërkuar të depozitojë këto formularë. Ky është kuvend i jashtëzakonshëm,. Nëse nuk i përgjigjen detyrimeve statuore, megjithëse nuk jam firmëtar, që nga unë i pari jemi të detyruar ti bindemi vullnetit të shumicës, sepse me këtë numër kemi shumicën e kuvendit, jemi të detyruar të zbatojmë të gjithë detyrimet statuore, nëse jo do vazhdohet me procedurat.

Nëse fillojmë me këto formularë, merret filani, është delegat po, e ka listën PD të gjithë këtyre. Edhe në Kuvend e njëjta procedurë ndodh.

Nuk jam qejfli procedura sidomos kur gjërat janë evidente, kur 4200 delegatë të zgjedhin një krizë, sepse jemi në krizë duam apo sduam ta bëjmë, këtë duan ta bëjnë përmes kuvendit, nëse lajmërohet gjysmë ore para apo mbrapa këto janë ‘cic mice’ të PD. Nuk zgjidhet kjo krizë duke u marrë me procedura të tilla, jemi në një krizë, shumica e delegatëve kërkojnë zgjidhjen përmes Kuvendit, vetëm kështu e ndihmojmë PD.

Lista e delegatëve janë kryetarë sekretarë seksionesh, anëtarë të Këshillit Kombëtar, deputetë, emër për emër, janë edhe në sekretariat. Ditën e Kuvendit një përfaqësi të vijnë me listën e delegatëve të verifikojnë. Nëse ai nuk njeh vullnetin e shumicës së delegatëve të Kuvendit kjo është përgjegjësi edhe më e madhe. Për aq kohë sa akuzon se nuk janë firmat e delegatëve të vijnë dhe ta konfirmojnë.

Në këtë rast ka një kërkesë të firmëtarëve dhe të përfaqësuesve të tyre dhe kanë kërkuar që këto formularë t’i depozitoj unë. Nuk e ka në statut që këto formularë shkojnë te sekretari i Këshillit apo në këtë vend, se protokoll nuk kemi fare në fakt.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: