Categories Lajme

Pamela u hodh bashkë me djalin, Reagon Urdhri i Farmacistëve: U tronditëm, kush ishte Pamela

Një ngjarje rëndë ka ndodhur  sot në Vlorë, ku një grua me profesion farmaciste është hedhur bashkë me fëmijën e vogël nga kati i pestë i një pallati, duke gjetur vdekjen.

Pamela Mërtiri, 34 vjeçe vendosi ti japë fund jetës bashkë me foshnjën e saj ishte vetëm 1 vjeç.

Për ngjarjen e rëndë ka reaguar Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë, të cilët teksa shprehin ngushëllimet dhonë se janë të troditur nga kjo ngjarje.

“Të nderuar kolegë, Komuniteti i farmacistëve dhe mbarë opinion publik u trondit sot nga ndarja nga jeta në mënyrë tragjike e koleges sonë Pamela Mërtiri dhe djalit të saj.  Urdhri i Farmacistëve të Shqipërisë i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve, miqëve, kolegëve dhe gjithë të dashurve të tyre, për këtë ikje të parakohshme”, shkruhet në reagim.

Mes rreshtash kanë shkruar se kush ishte e ndjera Pamela. “Kush ishte Pamela Mërtiri, për të gjithë ata që nuk patën fatin ta njihnin. Pamela lindi më 30.03.1987 në qytetin e Vlorës. Pas përfundimit të shkollës së mesme, ndoqi studimet e larta, dega Farmaci, pranë Universitetit Kristal, ku u diplomua në vitin 2011. Pamela jetonte dhe ushtronte profesionin e farmacistes në qytetin e Tiranës. Prej vitit 2014 ajo drejtonte subjektin e saj farmaceutik, farmacinë Mela Pharma në qytetin e Tiranës. Ndarja nga jeta e koleges tonë është një humbje e madhe jo vetëm për familjarët por dhe për të gjithë miqtë, kolegët dhe ata që e njohën dhe patën fatin të punonin me të. Lamtumirë kolege! Ti dhe engjëlli yt u prehshi në paqen e përjetshme”, shton Urdhri i Farmacistëve.

Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “Pavarësia”. Dëshmitarë nga vendi i ngjarje thanë se gruaja nuk jetonte në këtë pallat dhe se kishte shkuar atje, siç duket, me qëllimin për të ndërmarrë këtë akt tragjik.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Amnistia penale/ Drejtori i IEVP Vlorë jep lajmin: Mund të përfitojnë dhe të tjerë të dënuar në ditët në vijim

Edmond Leka, drejtor i IEVP Vlorë, thotë se në ditët e ardhshme mund të ketë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Qelitë janë plot!”/ Lirohen nga burgu i Drenovës dhjetëra të burgosur: Jam i dënuar për drogë…

Në burgun e Drenovës, 55 persona kanë lenë sot qelitë dhe 73 të tjerë do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Masakra e Lushnjës, burg përjetë Laert Haxhiut

Gjykata e Posaçme dënon me burgim të përjetshëm Laert Haxhiun. Ai akuzohet për atë që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U përfshinë në një konflikt në Kukës, vetëdorëzohen 3 personat e dyshuar

Policia në Kukës njofton se tre personat e shpallur në kërkim për një konflikt të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkuan për peshkim, por rrezikuan të mbyteshin nga dallgë të larta, shpëtohen dy persona në Shëngjin

Shërbimet e Policisë Kufitare iu shkuan në ndihmë 2 personave, të cilët rrezikuan të mbyteshin…

LEXO ME SHUME