Lajme

Pamje ekskluzive/ Vlorë makina shpërthen në flakë para tyre, autorët ia mbathin me vrap (Video)

VloraNews ka siguruar pamjet ekskluzive nga Vlora, ku dy persona i kanë vënë flakën makinës së shefit të policisë të Paraburgimit në Vlorë, Feim Alisinani. Siç shihet edhe nga pamjet, ngjarja e cila ka ndodhur në lagjen Hajro Cakerri në Vlorë, duket që të ketë qenë e menduar në detaje, nga ana e autorëve, të cilët shihen në video, duke kryer të gjitha veprimet në më pak se dy minuta.

Njëri prej tyre i afrohet fillimisht makinës dhe sheh situatën përreth, thyen xhamat dhe më pas pret mbërritjen e shokut të tij. Sapo bëhen bashkë ata hedhi lëndë djegëse brenda mjetit, ndërkohë që menjëherë pas ndezjes makina shpërthen në flakë. Siç duket edhe në videon e siguruar nga Vlora News, dy të rinjtë ja mbathin me vrap nga vendi i ngjarjes, ndërkohë që të dy kanë vendosur kapuç, ç’ka mund ta bëjë të vështirë identifikimin e tyre nga ana e Policisë.

Mjeti i Alisinanit tip “Nissan Micra”, është djegur plotësisht, ndërkohë që hetimet janë përqendruar në pistën e djegies së makinës për shkak të detyrës që shefi i Policisë së Paraburgimit ka mbajtur. Ndërkohë që Policia e Vlorës derimë tani nuk ka dhënë detaje nëse ka rënë apo jo në gjurmët e autorëve.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: