Categories Lajme

PAMJE/ Makina “fshiu” të renë në Elbasan

*Pamjet bashkangjitur në këtë shkrim janë të rënda, por abcnews.al ka vendosur t’i publikojë për të sensibilizuar drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët.* Gazetari Aldo Kozarja ka siguruar videon nga kamerat e sigurisë nga aksidenti në unazën e Elbasanit, ku duket e gjithë skena e frikshme si një makinë me shpejtësi merr përpara këmbësoren duke i shkaktuar vdekjen.

Më 12 Tetor Miranda Dashëhana po kalonte rrugën bashkë me motrën e saj. Rreth orës 20:24 të mbrëmjes ato dalin nga një lokal pranë një karburanti në unazën e qytetit, në Elbasan dhe ecin në drejtim të rrugës me vija të ndërprera, ku nuk ka lëvizje të shumtë makinash.

Të dyja bashkë ndjekin një hap duke u nisur drejt rrugës. Kur afrohen aty, presin pak sekonda sa kalojnë disa makina të pakta që përshkruajnë këtë zonë. Në momentin që rruga zbrazet hedhin hapin në asfalt. Në atë çast disa drita makinash reflektojnë mbi to. Një automjet që vjen nga larg afrohet me shpejtësi marramendëse te këmbët e tyre. Nga ana tjetër një kamion i cili ecën ngadalë, që duket se do të ndalojë tek pika e karburantit afrohet pranë tyre.

Motra e Mirandës, e cila ndodhet në anën nga po vinte makina shpejton hapin dhe hidhet në anën tjetër të rrugës, por Miranda nuk ia del dot të dalë matanë. Automjeti tip “Volkswagen” që drejtohej nga një G.A.,banues në Elbasan nuk arrin të frenojë edhe për shkak të reshjeve të shiut, duke e marrë përpara dhe për pasojë e reja vdes në vend./mv. abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME