Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm me disa pamje nga liqeni i Marinës në Belsh. Kreu i qeverisë shkruan se kjo është një pjesë e turizmit në vend.
“MIRËMËNGJES dhe me këtë pamje të qendrës së re turistike pranë liqenit të Marinës në Belsh, pjesë e zinxhirit të qendrave të reja të turizmit të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, ju uroj një të diel të qetë ”, shkruan Rama në Facebook.