Categories Lajme

Pamje nga pelegrinazhi në Malin e Tomorrit, besimtarët kryejnë ritet nën masat anti Covid

Mijëra qytetarë jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga shtete të ndryshme të botës bëhen pjesë e Pelegrinazhit në Malin e Shenjtë të Tomorit në Berat. Festa e Shenjtë e Bektashinjve organizohet ka filluar që me datë 20 gusht dhe do të vazhdojë deri më 25 gusht, ndërsa dita kulminante e këtij Pelegrinazhi është në datat 22 dhe 23 gusht. Çdo vit në Teqenë e Kulmakut ka pasur rreth 400 mijë pelegrinë nga e gjithë Shqipëria, Diaspora e bota. Por këtë vit si pasojë e situatës së epidemisë së koronavirusit mësohet se do të jenë deri në 200-300 mijë pelegrinë.

Gazetari i mirënjohur Ferdinand Samarxhi informoi e për mënyrën sesi zhvillohen ritet për këtë festë ku njerëzit mblidhen të veçuar në natyrë duke shmangur afrimin fizik dhe social, është bërë i mundur kontrolli shëndetësor në hyrje të vendit të shenjtë, ku qytetarëve i matet temperature dhe ata kalojnë nëpërmjet një tuneli dezinfektimi. “Riti nuk ndikohet nga pandemia se njerëzit vijnë në mal, i drejtohen Zotit, blatohen me perënditë, marrin kurbanit, shkojnë në një korie, pranë lumit apo përroi. Pra këtu është vetë natyra e riti e distancuar dhe prandaj dhe të gjitha kushtet që janë mirë-organizuar nga bashkitë dhe policia janë për t’u lavdëruar.

Që kur hyn në mal të Tomorit ndeshet me masa të rrepta sigurie, ku ço njeriu i matet temperatura, kalon në tunelin e dezinfektimit. Në ditët në vijim mund të ketë një fluks më të madh”, tha Samarxhi Teqeja e Kulmakut është përgatitur dhe ka hapur dyert disa ditë më parë për të pritur pelegrinët që do të bëhen pjesë e kësaj feste si dhe janë të gjitha marrë masat që në malin e Tomorit të mos mungojnë çadrat për pelegrinët, tualete, ndriçimi dhe uji i pijshëm. Gjatë 5-ditëve të pelegrinazhit, në Teqenë e Kulmakut dhe pranë varrit të Abaz Aliut kryhen ritet fetare të festës, ku çdo pelegrin falet për shëndet, mirësi e paqe në familjet e tyre.

Të gjithë besimtarët dhe pelegrinët që i bashkohen kësaj feste të shenjtë,në shenjë mirësie bëjnë kurban një qengj për veten dhe familjen. Besimtarët ngrenë çadrat e tyre në këtë vend të shenjtë duke kryer jo vetëm kurbanin e festës,por duke ngjitur me këmbë edhe majën e Malit të Tomorit, i cili ndodhet 2417 metra mbi nivelin e detit. Ditët e pelegrinazhit në Malin e Tomorit përfundojnë në 25 Gusht.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME