BotaLajme

Pamje të rënda/ Nga të qeshurat tek britmat, kamerat kapën momentin e shembjes së urës në Indi

Të pavetëdijshëm se do të humbnin jetën, viktimat e shembjes së urës së varur në Indi po qeshnin dhe po bënin shaka së bashku ndërsa ura lëkundej nga njëra anë në tjetrën.

Brenda pak sekondash, e qeshura e tyre u zëvendësua shpejt nga britma të tmerrshme ndërsa ata ranë poshtë.

Fatkeqësia shënon një nga aksidentet më vdekjeprurëse në Indi në 10 vitet e fundit, me të paktën 141 të vrarë pasi ura e këmbësorëve mbi lumin Macchu në Morbi u këput të dielën.

Policia lokale ka nisur një hetim penal për tragjedinë pasi doli se shtegu, i cili ishte në rinovim për shtatë muaj, ishte rihapur për publikun të mërkurën pa një certifikatë sigurie.

Pamjet tmerruese pak para shembjes tregojnë një grup të rinjsh duke bërë foto dhe duke buzëqeshur ndërsa kabllot sipër tyre fillojnë të lëkunden.

Më pas, befas, kabllot këputen, dhe ata bien 30 metra poshtë.

Nëntë persona u arrestuan në lidhje me shembjen e urës që nga pasditja e së hënës, të gjithë të lidhur me një kompani të ngarkuar me mirëmbajtjen e urës.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close