Lajme

Pamje të rënda/ Reporteri i vë flakën vetes ‘live’ në Facebook, ja arsyeja

Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur në Tunizi, ku një reporter i ka vënë flakën vetes, pasi u bëri apel bashkëmoshatarëve që të mbrojnë të drejtat e tyre për punësim.

I ndjeri ka postuar një video në “Facebook”, pak pasa se t’i vinte flakën vetes në sheshin e martirëve në Kaserin, Tunizi. Ai ishte reporter i televizioni tunizian TelvzaTv, dhe nëdrroi jetë pak orë pas aktit të rëndë. Ai në video shpjegon arsyet e gjestit dramtik duke u bërë apel të papunëve në rajon që të protestojnë për të drejtat e tyre dhe për një të ardhme më të mirë. I riu kritikon dhe qeverinë pasi ka harruar rajonin e Kaserin.

Kjo ka shkaktuar shumë trazira, ndërsa menjëherë pas kësaj ngjarjeje policisë i është dashur të përdorë gaz lotsjellës për të shpërndarë një grup të rinjsh që protestonin, për të drejtat e tyre dhe një të ardhme më të mirë pas vetëvrasjes së reporterit.

Pas aktit të rëndë të marrë nga reporteri tunizian, sindikata kombëtare e gazetarëve në vend, shpalli grevë të përgjithshe, ndësa në një deklaratë për shtyp ata thonë se shteti ka kontribuar në përhapjen e korrupsionit sidomos në botën e medias duke kontrolluar pjesën më të madhe të tyre.

Për më shumë shihni videon e mëposhtme:

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close