Lajme

Pamje të zjarrit në Gjormë Vlorë , nuk ndërhyn dot as helikopteri (VIDEO)

Ditën e sotme në fshatin Gjormë të Vlorës vatrat e zjarrit u aktivizuan duke bërë që flakët të digjnin sipërfaqe të tëra toke, kasolle bagëtish dhe të rrezikohen 10 shtëpi të zonës. Helikopteri u nis me urgjence drejt vendngjarjes për ndërhyrje nga ajri por burime bëjnë me dije se nuk ka mundur të futet në zonë dhe situata duket tepër dramatike.

Bashkia e Selenicës kërkoi ndihmë nga Bashkia e Vlorës për ardhjen e zjarrëfikëses pasi ajo e tyre nuk funksionon dhe banorët e zonës filluan të merrnin masa vetë kur panë që flakët po afroheshin drejt banesave dhe gjithçka po dilte jashtë kontrollit.

Nuk dihet si do të agravojë situata por nga pamjet e siguruara nga shihet se flakët po përhapen me shpejtësi të frikshme dhe akoma nuk mësohet të jetë marrë masë për evakuimin e banorëve.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: