Categories Lajme

Pamjet brenda morgut/ Deputetja e PS-së: Ishin tronditëse, gjest joetik i personit që i publikoi dhe i përdori negativisht

Pak ditë më parë në media qarkulluan disa foto nga morgu i Tiranës, ku shiheshin viktimat që kanë humbur jetën nga Covid-19, të vendosura në dysheme. E ftuar në Fax News, deputetja e Partisë Socialiste, Klodiana Spahiu tha se pamjet kanë luajtur një rol negativ në të gjithë familjet shqiptare, ndërkohë që shtoi se kjo është totalisht joetike për personin që i ka fotografuar. Spahiu tha se në situata të tilla kur numri i vdekjeve është më i lartë sesa mund të mbajë morgu dhe ne nuk jemi ndeshur ndonjëherë me situata të tilla ku numri i vdekjeve të jetë kaq i lartë për një sëmundje infektive. “Në fakt mendoj se ato pamje kanë luajtur një rol shumë negativ në të gjithë familjet shqiptare. Besoj se ajo lloj eksperiencë nuk është as parë e as dëgjuar dhe është totalisht jo etike sidomos për personin që punon në atë institucion dhe ka menduar që ta përdorë negativisht. Në situata të tilla kur numri i vdekjeve është më i lartë sesa mund të mbajë një institucion dhe ne nuk jemi ndeshur ndonjëherë me situata të tilla ku numri i vdekjeve të jetë kaq i lartë për një sëmundje infektive. Ato pamje tronditëse jo vetëm që kanë shqetësuar dhe kanë prishur cilësinë e jetesës e çdo qytetari shqiptar, por janë shumë të dëmshme për realitetin ku ne ndodhemi.

Kjo është një luftë e ashpër ku edhe në lidhje me numrin real të viktimave. Nëse ne duhet të japim momente shprese, mesazhi duhet të jetë i qartë që ne do të përpiqemi maksimalisht me burimet që kemi për të bërë maksimumin për njerëzit që kanë nevojë. Këto që unë them besoj se janë të mbështetura jo si politikane, por edhe si mjekë. Po bëhet një punë e jashtëzakonshme nga specialistët për ti dalë mbanë situatën. Por ky virus ka një fatalitet të lartë.

Nuk mendoj se këto lloj pamjesh dhe nuk mendoj se lufta politike e ndezur prej javësh do të jetë ndihmesë për çdo qytetar shqiptar që po preket nga kjo sëmundje. Të mos harrojmë se ne jemi një vend me të ardhura mesatare dhe kemi mundur që të menaxhojmë në mënyrë shumë të mirë të ardhurat e shëndetësisë. Uroj të kemi një konfirmim sa më të shpejtë të vaksinës, dhe që ne jemi pjesë e këtij projekti. Duhet të jemi një me bluzat e bardha që t’ja dalim mbanë.”– tha Spahiu. Nga ana tjetër teksa foli në lidhje me akuzat e kreut të PD-së, Lulzim Basha se qeveria po manipulon shifrat e personave që kanë ndërruar jetë nga Covid-19, deputetja e PS tha se kjo që po bën kreu i PD-së është një përbaltje ndaj punës së personelit mjekësor.

Sipas Spahiut, skeda e vdekjes plotësohet nga mjeku dhe jo nga kryeministri apo ministrja e Shëndetësisë, dhe është ai që mban përgjegjësi penale.“Unë nuk e di çfarë mund të fitojë një forcë opozitare duke dashur që të përbalte punën e personelit shëndetësor. Nuk e di nëse e di kryetari i opozitës që skeda e vdekjes plotësohet nga mjeku, nëse e ka shkelur mjeku mban përgjegjësi personale.

Nuk plotësohet nga kryeministri apo nga ministrja. Duhet të bëhej krah me personelin shëndetësor. Kjo luftë bie direkt mbi ato persona që kanë firmosur një skedë vdekje. Dhe nuk e besoj kurrsesi që varianti i propozuar nga opozita që mjekët dhe personeli kanë ndryshuar shkakun e vdekjes, por ky nuk është problemi kryesor ne duhet të përballemi me situatën. Kurrë nuk do ta kisha bërë një hap të tillë të bëja politikë me vdekjen, sepse është një dhimbje për familjarët.”– tha deputetja e PS-së. (M.Q/Faxweb.al)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME