Categories Lajme

Pamjet brenda pallatit që u dogj në Tiranë, fqinjët: Djalin e denoncuam, policia na tha “një avaz ka ai”

Kronikë e një ngjarje të paralajmëruar. Fqinjët e 62-vjeçares Hava Osmenaj që ndërroi jetë ditën e sotme në zonën e “Astirit” në Tiranë ka folur për mediat duke rrëfyer se djali i viktimës, Klodjan Osmenaj, i cili dyshohet se i vendosi zjarrin shtëpisë ishte mjaft problematik.

Brenda banesës ku gjithçka është shkrumbuar. Njëra prej banoreve të pallatit u shpreh se e kishte denoncuar disa herë, por autoritetet e kishin injoruar. “Ai hidhte gjëra nga lart.

Ne raportonim. Ata vinin dhe thoshin “o një avaz ka ai”. Po donin të vritej njeriu që të vinin këtu ata” tha banorja, referuar denoncimeve në polici. Për zjarrfikësen, ajo u shpreh se erdhi me vonesë. “Zjarrfikësja erdhi shumë me vonesë. Ne kishim gjysmë ore që po digjeshim në flakë”.

“Banorët janë të trembur, shumë të frikësuar, banesat janë blozë brenda” më tej ajo për Abc News. Duke qenë se brenda apartamentit nuk u gjet ndonjë bombol gazi dhe dëshmisë së banorëve se djali vuante nga problemet mendore dyshohet se ishte ai që i vendosi flakën shtëpisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpejtësia dhe lagështia në rrugë shkakton aksidentin, makina përplaset me furgonin në Pogradec

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të Gurit të Kuq.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në kërkim për prodhim e shitje drogë, arrestohet në Dibër 39-vjeçarja për t’u ekstraduar në Itali

Policia e Dibrës ka arrestuar një 39-vjeçare me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ajo akuzohet ishte…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Emri/ Përplasen kamionat, vdes në aksident i riu shqiptar në Itali!

25-vjeçari shqiptar, Haris Shala ka humbur jetën në Itali si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E dhimbshme, vdes në moshën 27-vjeçare Antigona Emini-Jashari nga Gjilani

Ka ndërruar jetë në moshën 27 vjeçare, e reja nga Gjilani, e cila thuhet se…

LEXO ME SHUME