fbpx
Lajme

Pamjet/Kulla 17-katëshe në kryeqytet përfshihet nga flákët

Një kullë 17-katëshe në kryeqytetin e Anglisë është përfshirë nga flákët, ku janë lènduar 18 persona të cilët po mjekohen. Ambulanca e Londrës po kujdeset për 12 të rritur dhe gjashtë fëmijë që thithën tymin mbytès të flákëve.

Zjárri ka shkaktuar pánik dhe banorët e zonës kanë nxituar të dalin jashtë. Brigada e Zjárrit në Londër dërgoi tetë motorë dhe rreth 60 zjárrfikës për të shuar flákët. Ata nxituan të shkonin në bllokun në Otto Street, Kennington pasi një banesë me pesë dhoma gjumi u përfshi plotësisht nga zjárri.

Zjárrfikësit, duke përdorur kamera imazhesh termike, morën nën kontroll situatën dhe fatmirësisht nuk ka asnjë viktimë. Megjithatë, pamjet tronditëse tregojnë si tymi e rrethon ndërtesën e lartë, e favorizuar edhe nga era. Ende nuk dihet se si u shkaktua zjárri, ndërsa vijojnë hetimet për të mësuar detajet e ngjarjes që mund të shkaktonte trágjedi.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button