Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video ku shihen disa efektivë të policisë së Gramshit, duke hedhur valle e kënduar.
Berisha shkruan me tone ironie se policia është e angazhuar në ‘aksion të fuqishëm’ kundra drogës, teksa në video disa prej policëve me uniformë, ngrejnë dolli me raki.