fbpx
Lajme

Pamjet skandaloze, rrugës Çarshovë-Përmet i del kalldrëmi i osmanit (VIDEO)

Shumëkush ka udhëtuar në aksin Çarshovë-Përmet. Ai që vjen nga jashtë admiron natyrën, ai që njeh zonën e ndjen së brendshmi rrënimin e saj, ai që njeh historinë mbetet vetëm të shprehë keqardhjen sesi një zonë që i dha kaq shumë krijimit të shtetit është katandisur në pikë të hallit.

Një kronikë e RTSH-së na jep pamjet e rrugës së cilës i ka dalë edhe kalldrëmi siç raporton gazetari Anastas Naqe.

Është të ulërasësh teksa sheh një zonë kaq piktoreske, me histori të vërtetë shqiptarie, me tradita që duhen çmuar, të injorohet nga një qeveri hajdutësh dhe batakçinjsh që nuk la fasadë pa llangosur me shijet e veta dhe kullë pa ngritur.

E vërtetë që zona është braktisur nga banorët, por interesi turistik për të nuk mungon. Si çdo e keqe që e ka një të mirë edhe kjo mungesë ka një anë pozitive: mungesa e rrugës është shpresa e vetme që zona të mbetet e paprekur. Përndryshe mjerë Vjosa ç’do t’i shohin sytë! Mjerë Çarshova dhe Përmeti se çfarë do heqin nga dorëgjatët e Tiranës!

Tregojnë se në Kolonjë ka pas jetuar në vitet ’30 një plak i njohur që nga Pavarësia që thoshte shpesh: Mos i mbyllni dyert me katinarë se hajdutët janë mbledhur të gjithë në Tiranë! Ndaj hiq e mos e këput me këtë rrugë sesa të mësyhet nga projektet e shkëlqyera të urbanizimit psikiatrik të Tiranës.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button