Categories Lajme

Panairi i Librit 2022/ Ndahen çmimet për veprat letrare, ja kush e rrëmben “Autorin e vitit”

Ditën e sotme në përfundim të edicionit të vitit 2022 të Panairit të Librit janë ndarë sakaq edhe çmimet letrare për autorët dhe përkthyesit e këtij viti nga juria e cila përbëhej nga Virgjil Muçi, Aleksandër Cipa, Vjola Isufaj, Alina Karaulli dhe Agim Baçi.

Gjatë ndarjes së çmimeve shkrimtarja Natasha Poroçani mori vlerësimin për veprën e saj në letërsinë për fëmijë, me librin “Kalendari i ëndrrave të mollës”, ndërsa përkthyesja Klarita Lagji mori çmimin për përkthimin më të mirë nga frëngjishtja për realizimin në shqip të veprës “Vendi i Babait”, nga shkrimtarja nobeliste Annie Ernaux.

Sakaq, autori fitues për veprën më të mirë studimore u shpall Arben Imami për veprën e tij “3 format e mendimit, Mitologjia, Racionaliteti, Religjioni”, ndërsa çmimin për përkthimin më të mirë të vitit e mori Romeo Çollaku për përkthimin e veprës “Varfanjaku i Zotit” nga autori Nikos Kazanxaqis.

Sa i përket çmimit për autorin e vitit, i cili u shpall nga kryebashkiaku Erion Veliaj, atë e mori autori Zija Çela për veprën e tij “Banka e Ankesave”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi për ditën e Premte, 19 Prill 2024

Dashi Do të jeni të shqetësuar për shkak të disa debateve që keni pasur së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Koka’ e mafias/ Prokuroria ekuadoriane lidh shqiptarin Dritan Gjika dhe 4 persona të tjerë me pastrimin e 31 milionë dollarëve

Një gjykatës kundër korrupsionit vendosi të lidhë këtë të enjte, pesë persona të tjerë me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Gentian Bejtjas: Zbulohet një mjet tjetër i autorëve, dyshohet ka lëvizur drejt Kamzës

Hetimet për vrasjen e Gentian Bejtajt të kryer më 15 mars të këtij viti, kanë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria e 6-ta në Evropë për aksidentet, ekspertët: Shkak, sinjalistika në rrugë

Raporti më i fundit i Institutit Europian të statistikave e rëndit vendin tonë të gjashtin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dyshohet se dhunoi bashkëshorten e tij, arrestohet 62-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka arrestuar një 62-vjeçar, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij.…

LEXO ME SHUME