Në vitet e fundit stinës verës shënonte rritje edhe për punën e stomatologëve. Me ndalimin e kalimit të kufirit edhe ky sektor është prekur nga kriza. Dentistët bëjnë me dije se xhirot kanë rënë me 60%. “Me krahasimin e viteve të shkuar kemi vënë re një rënie.”
Ulja e numrit të pacientëve ka ndodhur edhe te pacientët vendas të frikësuar nga situata e pandemisë. Vetë qytetarët deklarojnë se shkojnë te stomatologu vetëm kur kanë probleme, por ka edhe nga ata që shkojnë rregullisht.