Lajme

Pandemia bllokoi nordikët, kosovarët dhe lindorët interes për shtëpi në Sarandë

Nordikët ishin kthyer në turistët e parapëlqyer në Sarandë, pasi një pjesë e tyre vinin jo vetëm si pushues, por edhe si blerës potencialë. Mungesa e tyre për shkak të situatës së krijuar nga pandemia është reflektuar edhe në tregun imobiliar. Tregu këtë vit është orientuar ndryshe!

Në krye të listës qëndrojnë shqiptarët e Kosovës me banim në vendet e BE të pasuar nga turistët që vijnë nga vendet e lindjes, që po ashtu po shfaqin interes për të pasur shtëpi buzë Jonit! “Kryesisht janë kosovarë që jetojnë jashtë shteti. Dhe një pjesë janë nga Rusia, Ukraina e Polonia.”

Por pavarësisht rënies së shitjeve, çmimet nuk kanë lëvizur shumë! Pronarët buzë jonit, presin tu marrim maksimumin ndërtimeve “Nuk është se ka një ulje drastike.”Sipas të dhënave zyrtare të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme janë 329 shtetas të huaj që kanë blerë një shtëpi në Sarandë gjatë periudhës 2014-2018. Numri real llogaritet të jetë më i lartë, po ti referohesh të dhënave të agjencive imobiliare.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: