Lajme

Pandemia ndryshon orarin e meshës për Pashkët për të dytin vit radhazi

Ringjallja e Krishtit në këtë kohë pandemie është kremtuar për të dytin vit sipas orës policore dhe jo në mesnatë sikurse e do tradita. Në kishën e Shën Palit në Tiranë mesha nisi në orën 17:00 për shkak të masave kufizuese anti-covid. Besimtarët kanë mbushur ambientet e kishës, të pajisur me maska.

Kryepeshkovi i Kishës Katolike në Shqipëri, Imzot George Frendo u shpreh se besimi jep shpresë e kurajë, për të përballuar çdo sfidë dhe situata të vështira. Duke u ndalur edhe personat e infektuar me koronavirus, Imzot Frendo kërkon mos të lejojmë që virusi të kufizojë jetën tonë, pasi jeta jonë nuk është nën drejtimin e virusit, por nën drejtimin e Krishtit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: